Kretë/ Humbin jetën dy zjarrfikës nga zjarret masive

Publikuar me datë:

Dy zjarrfikës kanë gjetur vdekjen në Greqi pasi u bllokuan brenda automjetit të tyre gjatë një operacioni për shuarjen e flakëve në zonën Sachtouria, pranë Nea Krya Vrisi, në Rethymno të Kretës.

Informacionet fillestare bëjnë me dije se zjarrfikësit humbën orientimin për shkak të tymit të dendur që mbuloi zonën, duke përfunduar të izoluar në brendësi të automjetit.

Viktimat janë identifikuar si një zjarrfikës 60 vjeç dhe një tjetër 28 vjeç.

Departamenti i Zjarrfikësve, në një deklaratë për ngjarjen, shprehu ngushëllimet e tij dhe theksoi se ata humbën jetën gjatë detyrës.
“Ata ranë heroikisht në krye të detyrës për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve dhe mjedisin natyror. Udhëheqja fizike e Departamentit të Zjarrfikësve shpreh dhembjen e thellë dhe ngushëllimet e sinqerta familjeve dhe të dashurve të kolegëve tanë të ndjerë. Të gjitha mendimet tona janë me ta”, thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mes trafikut dhe polemikave: Transparenca që mungon për kullën e Shkodrës dhe heshtja e Benet Becit

Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe Shkodra, ashtu si shumë qytete të tjera në Shqipëri ka një numër të shtuar turistësh, pa harruar këtu rikthimin e përvitshëm të emigrantëve që mbushin rrugët e qytetit. Meqë jemi te rrugët, kuptohet që trafiku bëhet më i dendur dhe nevoja e menaxhimit sa më të mirë nga […]

Shqetësimi për lekë mund të ndikojë shëndetin e trurit

Vështirësitë e vazhdueshme financiare mund të kenë pasoja të...

Lezhë/ Përmbyset mjeti bujqësor, ndërron jetë drejtuesi

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të...