Trump premton goditje të ashpër ndaj Iranit pas sulmit me raketa ndaj forcave amerikane

Publikuar me datë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zotuan sot një reagim të fuqishëm ushtarak pas një vale të re sulmesh raketore të Iranit që synuan forcat amerikane në Lindjen e Mesme.

Gjatë një interviste me “Fox News”, Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të japin një kundërpërgjigje të ashpër ndaj Iranit dhe theksoi se pasojat do të jenë të rënda.

Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se Irani kishte lëshuar disa raketa balistike në drejtim të pozicioneve amerikane në rajon, pa dhënë hollësi në lidhje me bazat ushtarake që ishin në shënjestër.

Sipas të dhënave të ushtrisë amerikane, të gjitha raketat u neutralizuan me sukses dhe nuk pati as dëme materiale e as të lënduar.

Trump deklaroi se trupat amerikane disponuan vetëm pak minuta për të reaguar ndaj sulmit të papritur, duke përshkruar situatën si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe nënvizoi se SHBA-ja nuk ka ndërmend të lejojë sulme të tilla në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...