Flet vëllai i Eglant Koçit: Nuk dua ta besoj se Armand Shakaj e ka vrarë, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’

Publikuar me datë:

Ngjarja e rëndë e zhdukjes së 34-vjeçarit Eglant Koçi vijon të mbetet një nga çështjet më të ndjekura të ditëve të fundit.

Pas gjashtë ditësh pa asnjë kontakt me të riun, vëllai i Eglant Koçit ka thyer heshtjen.

Ndërsa policia ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Armand Shakaj dhe ka arrestuar një bashkëpunëtor të dyshuar, familja e Eglantit shprehet e tronditur nga zhvillimet e fundit, duke pohuar se personi i dyshuar ka qenë i njohur i tyre prej vitesh.

“Nuk dua ta besoj se ai është autori” shprehet vëllai i 34-vjeçarit gjatë në bisede telefonike.

Sipas tij, marrëdhëniet mes familjes dhe personit të shpallur në kërkim kanë qenë të afërta.

“Ai djali mamit tim i thotë ‘o nënë’. Mamaja ime ka punuar pastruese te lokali i atij,” deklaron vëllai i Eglantit.

I pyetur nëse mes vëllait të tij dhe Armand Shakajt kishte pasur konflikte, ai mohon kategorikisht një gjë të tillë.

“Dy ditë para ishte me ne aty ai, çfarë konflikti? E ka ftuar për të pirë kafe te lokali i vet dhe nuk e di pastaj,” rrëfen ai.

Vëllai i Eglantit thotë se familja nuk kishte asnjë dyshim apo informacion për probleme të mundshme mes tyre.

“Çfarë dyshimi? Unë nuk kisha ku të vija gishtin. Jemi pa probleme, pa siklete,” shprehet ai.

Po ashtu, ai mohon që familja të ketë pasur dijeni për shuma të mëdha parash apo aktivitet me kriptovaluta, pistë që po verifikohet nga grupi hetimor

“Jo, çfarë thua. Jetojmë katër veta në një dhomë e një banjo. Vëllai ka punuar në magazinë dhe fitonte 20-30 mijë lekë,” deklaron ai.

Sipas informacioneve të bëra publike nga policia, Eglant Koçi rezulton i zhdukur që prej datës 4 qershor. Hetimet kanë çuar në identifikimin e një personi të dyshuar, ndërsa në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar i dyshuar për përkrahje të autorit. Gjithashtu janë sekuestruar automjete dhe prova materiale që po analizohen nga ekspertët.

Burime policore kanë bërë me dije se Eglant Koçi është parë për herë të fundit në datën 4 qershor, ndërsa autoritetet po vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pushtohet nga plehrat bregdeti i Durrësit

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror, por kjo...

Çmontohet banda e makinave në Athinë, 11 shqiptarë mes të arrestuarve

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të suksesshëm, duke...

Vajzat shqiptare kalojnë djemtë në rezultatet e larta në matematikë

Për një kohë të gjatë, matematika ka qenë e...

Përfundojnë fjalimet para kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Një grup qytetarësh ka përfunduar fjalimet e tyre para...