Pensionistët, mosha më e vështirë se “jeta në punë”

Publikuar me datë:

E llogaritur dhe e konceptuar që të ishte një periudhë më e qetë për shkak të kontributit që kanë dhënë një jetë të tërë, në fakt po rezulton e kundërta.

Pensionistët në Shqipëri aktualisht ndodhen ndoshta në sfidën më të vështirë të jetës së tyre. Atë të vështirësive për të siguruar edhe ushqimin e përditshëm.

Sikur të mos mjaftojë një jetë e tërë në punë, sakrificë dhe vështirësi në rritjen e fëmijëve tashmë pensionistët duket se po kalojnë periudhën e tyre më të vështirë, ndërsa duhej të ishte e kundërta.

Pensionet qoftë edhe ato mesatare dhe të larta nuk mjaftojnë as për gjërat më bazike që kanë të bëjnë me jetesën e tyre, siç janë faturat e ujit dhe dritave apo ilaçet. Ndërsa privohen nga shumë asortimente ushqimore.

Dhe sikur të mos mjaftojnë këto halle, dëshpërimi më i madh i kësaj moshe është edhe vetmia, pasi pamundësia ekonomike në vend u ka larguar fëmijët jashtë vendit në emigrim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, Teherani s’do ketë armë bërthamore!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën pas njoftimit...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për fillimin...

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...