Ministri i Mjedisit: Projekti i Zvërnecit është pezulluar

Publikuar me datë:

Komisioni Evropian ka shtuar presionin ndaj Shqipërisë për projektin në Zvërnec, duke paralajmëruar se vendi duhet të shmangë çdo veprim që mund të dëmtojë përmbushjen e standardeve të anëtarësimit në BE.

Në një reagim, një zëdhënës i Komisionit kërkoi që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë për t’u përputhur me legjislacionin evropian për mbrojtjen e mjedisit, përfshirë Direktivat e Shpendëve dhe Habitateve.

Brukseli kërkon gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe përfundimin e ligjit për investimet strategjike.

Sipas Komisionit, ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ka informuar se projekti është pezulluar përkohësisht dhe se do të kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis në bashkëpunim me shoqërinë civile.

Ndërkohë, protestat kundër projektit, të quajtura “Revolucioni i Flamingove”, janë intensifikuar, ndërsa janë shtuar edhe thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Komisioni Evropian konfirmoi se i ka shprehur tashmë ministrit shqiptar shqetësimet për mangësitë e mundshme të projektit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Dosja “Veliaj”, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur ditën e sotme paraqitet në...

“Mbi 50 mijë procedime penale në 2025″/ Olsian Çela: Kriminaliteti në rritje

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi në Komisionin e...