Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbështet protestat në Tiranë: Shqipëria nuk është në shitje

Publikuar me datë:

Europarlamentarja italiane Ilaria Salis ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen në Shqipëri kundër projektit të luksit turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Salis shkruan:

“Incredible protest today in Tirana against the real estate project of Jared Kushner, Trump’s son-in-law.
Albania is not for sale.
Hooray for the Flamingo Revolution!”

Reagimi i saj vjen në një kohë kur në Tiranë dhe zona të tjera të vendit janë zhvilluar protesta masive kundër projektit të resortit luksoz në zonat e mbrojtura të Vlorës dhe Nartës, një projekt që ka ngjallur kundërshtime të forta nga aktivistë mjedisorë dhe qytetarë.

Lëvizja e protestave është quajtur tashmë nga aktivistët si “Flamingo Revolution”, duke u kthyer në simbol të mbrojtjes së zonave natyrore dhe biodiversitetit, veçanërisht të habitatit të flamingove në zonën e Nartës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related