Përshkallëzohet revolta e qytetarëve: Të konfiskohen edhe pasuritë, jo vetëm burg!

Publikuar me datë:

Protestuesit janë mbledhur sot (6 qershor) për të shtatën ditë në Tiranë në protestën masive kundër qeverisë dhe për shkak të projektit të Zvërnecit.

Mijëra qytetarë, mes tyre edhe gra e fëmijë, të rinj e të moshuar, shoqëria civile dhe zëra të tjerë të pavarur, janë mbledhur së bashku në orën 18:00, fillimisht në Sheshin Skënderbej, më pas do marshojnë drejt Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit ishin me mijëra që u derdhën në sesh. Nuk munguan thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe deri në konfiskimin e pasurive.

“Ne nuk duam vetëm burgun, por edhe konfiskimin e pasurive, konfiskim të vërtetë. Ne duam konfiskimin e pasurisë që i përket popullit shqiptar”, tha një protestues mes të tjerash.

Thirrjet ishin nga më të ndryshmet:

“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”, “Berisha në burg, Rama në burg”. “Qeveria e krimit”, “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “Dorëheqje, dorëheqje”.

Nuk munguan as thirrjet “Poshtë komunizmi!”, “Poshtë diktatura!”, “Poshtë qeveria” apo “O sa mirë me qenë shqiptar ohej!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

OKB: Uria po përkeqësohet në pikat më të nxehta të botës

Programi Botëror i Ushqimit dhe Organizata e Kombeve të...

Akosta shkëlqen në Moto GP, “pole” për Sprint në Hungari

MotoGP në Hungari solli një të premte plot surpriza,...

Intensifikohen sulmet/ SHBA dhe Irani bombardime në Gjirin Persik

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit...

Shqipëria nga jugu në veri në protestë, Rama: Nuk janë më shumë se 8 mijë veta!

Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të zhvilluara ditët...