Ndeshja Shqipëri Luksemburg/ Bllokohet Bulevardi ku do të mbahet protesta për Zvërnecin

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka dalë sot me planin e masave për ndeshjen miqësore që do zhvillohet mes Shqipërisë dhe Luksemburgut në orën 20:00.

Uniformat blu bëjnë me dije se duke nisur nga ora 17:00 deri në përfundim të sfidës do ketë kufizime apo bllokime të qarkullimit të mjeteve në disa rrugë pranë stadiumit “Air Albania”.

Mes rrugëve të bllokuara, njoftohet dhe bllokimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku është njoftuar të mbahet protesta e 7 për Zvërnecin.

Mbetet për tu parë nëse protestuesit do të çajnë kordonin si herën e kaluar, apo do ta zhvillojnë protestën në Sheshin Skënderbej.

Rrugët që do të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes janë:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga hotel “Rogner” në drejtim të sheshit “Nënë Tereza”;

-Rruga “Papa Gjon Pali II”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

-Rruga “Themistokli Gërmenji”, në fillim të rrugës;

-Rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i RTSH-së;

-Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës, korridor hyrës për në parkimin e caktuar vetëm për mjetet e autorizuara nga FSHF-ja;

-Rruga “Abdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar;

-Te sheshi “Willson”, ku lëvizja do të devijohet në drejtim të rrugës “Sami Frashëri”, pak para përfundimit të ndeshjes.

Rruga e Elbasanit, Unaza dhe bulevardi “Bajram Curri” do të jenë të lira për qarkullimin e mjeteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...