Starmer paralajmëron: Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë NATO-n nga viti 2030

Publikuar me datë:

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka paralajmëruar se Rusia mund të nisë një sulm ndaj NATO-s “që në vitin 2030”, duke theksuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të përmirësuar kapacitetet e saj ushtarake për t’u përballur me një skenar të tillë.

“Bazuar në vlerësimet tona të inteligjencës dhe ato të vendeve të tjera anëtare të NATO-s, ekziston mundësia e një sulmi rus ndaj aleancës që në vitin 2030,” deklaroi lideri i Partisë Laburiste gjatë një vizite në një kompani që merret me prodhimin e mbrojtjes.

Starmer po ashtu theksoi se “nuk është një ekzagjerim të thuhet se jemi në periudhën më të rrezikshme dhe të pasigurt të historisë sonë”, duke përmendur se është “përgjegjësi” e qeverisë së tij të “bëhet gati”.

Kjo paralajmërim pasqyron atë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili në muajin dhjetor tha se Rusia “mund të jetë gati të përdorë forcën ushtarake ndaj NATO-s brenda pesë vitesh”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...