Teksa poshtë zyrës së tij po mbahet një protestë, kryeministri Edi Rama përgjigjet me një video nga ‘Porto Montenegro’, histori sipas tij suksesi që vjen nga Mali i Zi.
Pavarësisht thirrjes së protestuesve, Rama thekson se nuk do të tërhiqet nga projekti për Zvërnecin duke u shprehur se “s’bëhet llaf”.
Reagimi i plotë:
LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA
O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti
Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

