Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

Publikuar me datë:

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është përfshirë nga flakët këtë të enjte, teksa ishte në lëvizje pranë rrethrrotullimit të Universitetit, në Unazën e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme materiale në mjet, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur me shpejtësi forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet përkatëse të kryejnë verifikimet dhe të zbardhin rrethanat e plota të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kriza demografike “zbraz” Ballkanin/ Shqipëria shënon rënien më të madhe të lindjeve në Europë

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë demografike gjithnjë...

Banoret e Rrjollit rikthehen në protestë kundër ndërtimit të resortit

Banorët paralajmërojnë protestë të përditshme dhe vendosjen e një...

Vllaznia kërkon kthesën në Laç, Gurishta: Kundërshtar që meriton respekt

Vllaznia kërkon të reagojë në kampionat dhe të rikthehet...

Momente paniku në Tiranë! Makina përplaset me urbanin, autobusi godet edhe një motor të parkuar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në...