Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës së Miellit.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur në rrethana ende të paqarta një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.
I plagosuri po transportohet me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa si pasojë e aksidentit është ngarkuar trafiku në zonë.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

