“Bajeni Zdralen me jetu prap!”/ Mirsad Basha kritikon mbylljen e rrugës dhe falimentimin e bizneseve në Shkodër

Publikuar me datë:

Aktivisti shkodran Mirsad Basha ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar në zonën e Zdrales, duke ngritur shqetësimin për mbylljen e disa bizneseve si pasojë e rënies së aktivitetit ekonomik.

Sipas tij, ndryshimet e fundit urbane dhe kufizimi i qarkullimit të automjeteve në një nga zonat historikisht më tregtare të qytetit po sjellin pasoja të rënda për sipërmarrësit lokalë.

Basha i bën thirrje Bashkisë Shkodër që të rishikojë menaxhimin e qarkullimit në zonë, duke kërkuar hapjen e të paktën një sensi kalimi për automjetet gjatë orëve të paradites.

Reagimi i plotë

Kohet e fundit, dy biznese në Zdrale, një farmaci dhe një dyqan veshjesh, kanë ndërprerë aktivitetin për shkak të falimentimit. Kjo situatë po ndikon gjithnjë e më shumë në ekonominë e zonës.

Shkaku kryesor i kësaj krize është ndryshimi urban i iniciuar nga drejtuesit e Bashkisë, Emira Teliti dhe Benet Beci, të cilët po përpiqen ta kthejnë Zdralen në një version të ri të Gjuhadol, pa marrë parasysh realitetin dhe historinë tregtare të këtij vendi. Kjo po ndodh pa konsultime publike ose vendime të miratuara në Këshillin Bashkiak, sepse ata mendojnë se Shkodra është vetëm e tyre.

Investimi i bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në atë zonë është fantastik dhe është mirëpritur nga të gjithë. Nuk ka asnjë kundërshtim ndaj rikualifikimit të zonës, por zhvillimi nuk duhet të matet vetëm me pllaka dhe ndricim; ai duhet të sjellë gjithashtu aktivizim ekonomik.

Ndërprerja e rrugës në oraret kryesore të paradites, kur zakonisht zhvillohet tregtia dhe qarkullimi më i madh i qytetarëve, po e dëmton rëndë biznesin.

Zdrala nuk duhet të bllokohet krejtësisht. Të paktën në mëngjes duhet të mbajë një sens kalimi për automjetet, në mënyrë që bizneset të kenë mundësi të operojnë normalisht. Në orët e pasdites, qarkullimi mund të kufizohet dhe të shndërrohet në një pedonale, ashtu siç është në Gjuhadol.

Në fund, investimet bëhen për të zhvilluar një zonë, për të rritur ekonominë dhe për të krijuar mundësi për qytetarët, jo për të falimentuar qindra biznese.

Bëjeni Zdralen të jetojë përsëri, hapeni të paktën me një sens kalimi!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen...

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

Një autobus i linjës Durrës–Spitallë (linja e Universitetit) është...