Banorët e lagjes “Dergut” në Shkodër i bëjnë thirrje Benet Becit: “Kërkojmë nga Bashkia Shkodër vetëm të mbyllen gropat”

Publikuar me datë:

Gjendja e rrugës kryesore në lagjen Dergut të Shkodrës vijon të jetë problematike, duke sjellë pakënaqësi te banorët e zonës. Përmes një reagimi publik, qytetarët i janë drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak, Ermira Teliti, dhe kryebashkiakut Benet Beci, duke kërkuar ndërhyrje për riparimin e rrugës.

Sipas tyre, Derguti është një nga lagjet e vjetra dhe me histori të qytetit, e cila ndodhet pranë qendrës, por pavarësisht kësaj përballet prej kohësh me infrastrukturë të amortizuar. Banorët shprehen se ndërsa flitet për projekte dhe investime të mëdha me vlera milionëshe, probleme të thjeshta si gropat në rrugë mbeten pa zgjidhje.

“Kjo është një ndërhyrje e vogël që mund të realizohet me fondet e bashkisë. Nuk po kërkojmë më shumë se sa një rrugë të rregulluar”, shprehen ata.

Qytetarët e konsiderojnë situatën një zhgënjim dhe thonë se pamjet e rrugës nuk përputhen me sloganin e promovuar shpesh për “Shkodrën Pozitive”, duke kërkuar që bashkia të kthejë vëmendjen edhe te problematikat e përditshme të lagjeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria e shqiptarëve/ Protestuesit i shkojnë te dritarja Ramës: Dorëheqje, burg!

“Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhëtarëve”, kjo ka qënë...

Rama leksion protestuesve: Problemi nuk është resorti, por syri juaj

Edi Rama u ka dhënë edhe një leksion protestuesve...

Balliu: Qeveria garanton pastrimin e parave, kartelet financojnë zgjedhjet

Deputeti i PD, Klevis Balliu u shpreh se Shqipëria...