DETAJE/ Grabitja e bankës në Tiranë, autori mori 50 mln lekë, dyshohet për bashkëpunëtor të brendshëm

Publikuar me datë:

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me grabitjen e ndodhur një ditë te OTP Bank pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, ku një person i maskuar me skafandër arriti të marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas informacioneve dyshohet se pistoleta që mbante autori ka qenë lodër, pasi detektori statik në hyrje të bankës nuk regjistroi sinjal që të tregonte praninë e një arme reale.

Hetimet paraprake kanë nxjerrë gjithashtu dyshime të forta për përfshirjen e një bashkëpunëtori brenda bankës.

Ky person dyshohet se i ka dhënë autorit udhëzimet e nevojshme mbi momentin e hyrjes dhe vendndodhjen e saktë të zonjës që mbante paratë për depozim.

Bëhet me dije se shuma e grabitur ndaj klientes ishte rreth 50 milionë lekë të vjetra.

Paraditen e sotme autoritetet njoftuan arrestimin e rojës së filialit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit, roja nuk ndërmori veprimet e duhura gjatë momentit të grabitjes, çka ka çuar në pezullimin e hetimeve në drejtim të rolit të tij dhe të mundësisë së bashkëpunimit me autorin.

Autori i grabitjes vazhdon të jetë në arrati. Pas aktit kriminal, ai u largua me një skuter elektrik duke u futur në rrugicat e qytetit, ndërsa forcat e rendit vijojnë operacionet për kapjen e tij.

Nuk ka të dhëna zyrtare shtesë mbi identitetin e autorit apo për evente të tjera të lidhura, përveç njoftimeve të përmendura nga Top Channel.

Rasti është në proces hetimi nga policia, e cila po mbledh prova dhe po verifikon çdo pistë lidhur me fabrikimin e armës së përdorur, mundësinë e bashkëpunimit të brendshëm dhe përgjegjësitë e stafit të bankës gjatë ngjarjes./ Top Channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

La derën e bankës pa mbyllur dhe iku në tualet, zbardhet rrëfimi i rrojes së arrestuar

“…Isha në banjë, kur ndodhi grabitja e arkës së...

Dy persona u plagosën nga shpërthimi i një bombe në Përmet, policia jep detaje

Policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë të...

Zjarr i përmasave të mëdha në Nju Delhi, mbi 21 viktima

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkaktuar të...