EMRAT/ U shpërthen bomba teksa po riparonin një banesë, plagosen dy persona në Përmet

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në fshatin Grabovë të Bashkisë Përmet, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një lënde plasëse.

Sipas informacioneve paraprake, Mustafa Koçi dhe Ervis Bregu po kryenin punime riparimi në një banesë të vjetër, kur dyshohet se kanë rënë në kontakt me një bombë të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

Një prej tyre ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Personi tjetër ka marrë dëmtime në pjesën e poshtme të dorës, por gjendja e tij paraqitet më e stabilizuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit. Ende nuk dihet se si lënda plasëse ka mbetur në banesë, por dyshohet se i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shëtitorja e Shëngjinit larg standardeve dhe pa rregulluar, ankohen turistët

Edhe pse sezoni turistik ka nisur dhe Shëngjini pret...

Shkodër, pensionistët s’marrin dot pensionin, sorollaten me ditë në zyrat e postës

Pensionistët në Shkodër vijojnë të sorollaten pranë zyrës së...

Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën

Është mbajtur sot seanca për grupin e dosjes Veliaj,...

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë bojkotuar punën këtë...