Mirsad Basha ironizon shatërvanin pa ujë në Shkodër: Të paktën të hedhin peshk të kuq!

Publikuar me datë:

Aktivisti shkodran Mirsad Basha ka reaguar me ironi për gjendjen e shatërvanit në qytetin e Shkodër, i cili prej kohësh nuk funksionon dhe ka mbetur pa ujë.

Në një postim të tij, Basha shkruan me tone humoristike se shatërvani “nuk është më shatërvan prej kohësh” dhe sugjeron që, në mungesë të ujit, të gjendet një zgjidhje alternative.

“Mqs shatërvani nuk asht ma shatërvan prej kohesh, të paktën të hedhin peshk të kuq, të bajnë nji liqen të vogël me zambake,” shprehet ai me ironi, duke e shoqëruar reagimin edhe me një emoji qesharak.

Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te mirëmbajtja e hapësirave publike në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...

Tabaku: Shqipëria po shkon drejt autokracisë, mbi 1 mijë të shoqëruar në protesta, 250 prej tyre të mitur: Paradite kërkojnë dialog, pasdite dhunojnë studentët

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, ka shprehur kritika të ashpra në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e menaxhimit të protestave studentore në Shqipëri. Tabaku theksoi se ka kërkuar që ministri i Brendshëm të raportojë në komision lidhur me […]

Marina Duhani në aktivitetin e “Tetorit Rozë” në Vau-Dejës: Kontrollet në kohë mund të shpëtojnë jetë

Bashkia Vau i Dejës organizoi një aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, e cila u bëri thirrje grave që të mos neglizhojnë […]