Mirsad Basha ironizon shatërvanin pa ujë në Shkodër: Të paktën të hedhin peshk të kuq!

Publikuar me datë:

Aktivisti shkodran Mirsad Basha ka reaguar me ironi për gjendjen e shatërvanit në qytetin e Shkodër, i cili prej kohësh nuk funksionon dhe ka mbetur pa ujë.

Në një postim të tij, Basha shkruan me tone humoristike se shatërvani “nuk është më shatërvan prej kohësh” dhe sugjeron që, në mungesë të ujit, të gjendet një zgjidhje alternative.

Mqs shatërvani nuk asht ma shatërvan prej kohesh, të paktën të hedhin peshk të kuq, të bajnë nji liqen të vogël me zambake,” shprehet ai me ironi, duke e shoqëruar reagimin edhe me një emoji qesharak.

Reagimi i tij ka ngjallur diskutime në rrjet, duke rikthyer vëmendjen te mirëmbajtja e hapësirave publike në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë bojkotuar punën këtë...

Rruga Milot–Balldren, reagon Kliti Hoti: Shembull i abuzimit me fondet publike

Deputeti Kliti Hoti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi projektin e rrugës Milot–Balldren, të cilin ai e cilëson si një nga shembujt më problematikë të menaxhimit të fondeve publike në vend. Sipas Hotit, kjo vepër infrastrukturore mund të shërbejë si ilustrim në çdo trajnim apo leksion mbi abuzimin me fondet publike dhe mungesën e transparencës […]