Sulmi në Rumani/ Reagon NATO: Dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë

Publikuar me datë:

NATO ka reaguar pasi një ndërtesë banimi në Rumani u godit nga një dron gjatë sulmeve ruse ndaj infrastrukturës ukrainase pranë kufirit. Në deklaratën e saj, aleanca ushtarake perëndimore dënoi ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si të papërgjegjshme.

“Herët këtë mëngjes, një ndërtesë banimi në Rumani u godit nga një dron, ndërsa Rusia sulmoi infrastrukturën ukrainase pranë kufirit. Ne e dënojmë papërgjegjshmërinë e Rusisë”, thuhet në reagimin e NATO-s.

Aleanca theksoi se do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen ndaj të gjitha kërcënimeve, përfshirë edhe sulmet me dronë.

Kujtojmë se Rumania është anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, shkruan skynews. Sipas Nenit 5, një sulm ndaj një anëtari konsiderohet sulm ndaj të gjithë aleancës. Por situata nuk është aq e thjeshtë.

Kur një shtet anëtar i NATO-s aktivizon Nenin 5, aleatët mund të ofrojnë çdo formë ndihme që e konsiderojnë të nevojshme për t’iu përgjigjur situatës. Kjo nuk do të thotë automatikisht ndihmë ushtarake dhe secili aleat vendos vetë se çfarë veprimi e konsideron të nevojshëm. Më pas, ajo ndihmë koordinohet së bashku me pjesën tjetër të aleancës. Ky nen është aktivizuar vetëm një herë në histori, pas sulmeve të 11 shtatorit, për t’i ardhur në ndihmë Shteteve të Bashkuara në vitin 2001.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Studentët vijojnë protestën, marshim nga Rruga e Durrësit drejt Kryeministrisë

Një grup protestuesish ka filluar marshimin nga Rruga e...

Tabaku: Shqipëria po shkon drejt autokracisë, mbi 1 mijë të shoqëruar në protesta, 250 prej tyre të mitur: Paradite kërkojnë dialog, pasdite dhunojnë studentët

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median, Jorida Tabaku, ka shprehur kritika të ashpra në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me mënyrën e menaxhimit të protestave studentore në Shqipëri. Tabaku theksoi se ka kërkuar që ministri i Brendshëm të raportojë në komision lidhur me […]

Marina Duhani në aktivitetin e “Tetorit Rozë” në Vau-Dejës: Kontrollet në kohë mund të shpëtojnë jetë

Bashkia Vau i Dejës organizoi një aktivitet sensibilizues në kuadër të fushatës “Tetori Rozë”, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit dhe rëndësinë e kujdesit për shëndetin e grave. Në aktivitet mori pjesë edhe kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër, Marina Duhani, e cila u bëri thirrje grave që të mos neglizhojnë […]