Rusia sulmoi Rumaninë me dron/ Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Përshkallëzim serioz dhe i papërgjegjshëm

Publikuar me datë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas sulmit me dron në qytetin Galați të Rumanisë, ku u godit një ndërtesë banimi dhe mbetën të plagosur civilë.

Në reagimin zyrtar, Shqipëria dënon sulmin rus dhe shpreh solidaritet të plotë me popullin dhe autoritetet rumune.

Ministria thekson se incidenti përbën një “përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm” nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon pasojat e luftës në Ukrainë përtej kufijve të saj.

“Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Galați, Rumani, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Rumanisë dhe u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve.

Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon më tej absurditetin dhe koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasojat e së cilës vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e civilëve përtej kufijve të Ukrainës.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, në mbështetje të përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund kësaj lufte në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare.”- thuhet në reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...

AKU garanton fermerët: Plehu Ure plotëson kërkesat ligjore dhe standardet e cilësisë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të Informimit të...