‘42,000 shqiptarë largohen çdo vit’, Rira: Shqipëria drejt katastrofës demografike, largimi i të rinjve thellon krizën

Publikuar me datë:

E ftuar në studion e “Kafe Shqeto”, sociologia Miranda Rira foli mbi krizën demografike që po përballet Shqipëria, duke theksuar plakjen e shpejtë të popullsisë dhe shpopullimin masiv.

Ajo nënvizoi se struktura demografike ka ndryshuar dramatikisht: në vitin 2011 piramida e popullsisë kishte formën e një “bredhi” me bazë të gjerë të rinjsh, ndërsa sot ka marrë formën e një “shisheje birre”, ku baza e popullsisë së re ngushtohet dhe pjesa e të moshuarve zgjerohet.

Rira paralajmëroi se, sipas raporteve të Bankës Botërore, në vitin 2060 rreth 30% e popullsisë shqiptare do të jetë mbi 65 vjeç, që do të thotë një në tre persona do të jetë i moshuar.

Ajo theksoi se kjo krizë nuk është vetëm rezultat i plakjes, por edhe i largimit masiv të shqiptarëve, me rreth 42,000 banorë që ikin çdo vit, duke theksuar seriozitetin e situatës demografike.

Pjesë nga deklarata:

Në fakt, Flavio, unë kam dërguar një, nja dy pamje para kësaj bisede, ku tregohet struktura e shoqërisë shqiptare dhe ajo që është alarmante, ku flasim për superplakjen e popullsisë, është pikërisht ndryshimi i strukturës. Pra, nëse po themi në vitin 2011, kur ishte censusi i parafundit, struktura e popullsisë shqiptare, sipas të dhënave demografike, kishte formën e një bredhi. Po themi, shumica e popullsisë ishin në moshë të re ose relativisht të re. Ne e kuptojmë, ishte në formën e piramidës. Pra, në mosha 70, mbi 65 vjeç, gjithnjë i kishim në pakësim.

Në fakt, tani çfarë ka ndodhur? Kjo strukturë ka marrë formën e shishes së birrës. Mendohet se në vitin 2060, duke iu referuar edhe raportit të Bankës Botërore, rreth 30% e popullsisë shqiptare do të jetë mbi 65 vjeç. Dhe kjo është e frikshme, sepse në vitin 2060, për shembull, unë do të jem në të 80-at e mia, kur Shqipëria do të ketë 1/3 të popullsisë të moshuar. Kjo do të thotë se një në tre persona që ne do të shohim do të jetë një plak ose një plakë e vetmuar, që, kuptohet, ka nevojë për shërbime sociale, kujdes shëndetësor, ilaçe e kështu me radhë.

Është e frikshme, Flavio, sepse të mendosh që 1/3 e popullsisë do të jetë mbi 65 vjeç. Ne nuk kemi vetëm plakje të popullsisë, por kemi edhe mpakje. Pra, ka zvogëlim nga të dhënat demografike, por ka edhe ikje; ka një hemorragji kombëtare. Për hir të së vërtetës, Flavio, ndër të parët që e ka ngritur shqetësimin për shpopullimin ka qenë ish-presidenti Meta, kur ishte në presidencë. Asokohe, ai fliste gjashtë-shtatë vite më parë për një plan.

E di pse e them këtë? Sepse para dy ditësh dëgjova kryeministrin Rama që thoshte: “Shqipëria është toka e izraelitëve, është shtëpia.” Jo, mo jo! Shqipëria nuk është shtëpia e izraelitëve, as e bangladeshësve; është e shqiptarëve. Dhe shqiptarët duhet ta gëzojnë dhe ta jetojnë atë, dem babadem! Jo të huajt, jo izraelitët e ku di unë.

Nëse e shohim në aspektin makrosociologjik, dinamikat e një popullsie përbëhen nga katër variabla ose katër faktorë kryesorë: lindjet, vdekjet, emigrimi (pra sa njerëz largohen nga Shqipëria) dhe imigrimi (sa të huaj marrin rezidencën dhe bëhen rezidentë në Shqipëri).

Çfarë është vënë re? Vdekjet, nga tre censuset e fundit—2001, 2011, 2023—janë pak a shumë në luhatje dhe numra të përafërt. Ndërsa lindshmëria ka rënë në mënyrë të tmerrshme. Në qoftë se para pak vitesh kishim vetëm Korçën ose Gjirokastrën ku kishte më shumë vdekje sesa lindje, sot këtë gjë e gjejmë në shumë qarqe të tjera. Pra, popullsia, ose për shembull, faktori i parë, lindshmëria, është shumë e ulët, dhe së dyti është largimi masiv, shpopullimi i frikshëm.

Sipas të dhënave të INSTAT, 42,000 rezidentë largohen çdo vit. Po e di ç’do të thotë 42,000 shqiptarë? Është një bashki e madhe, sa Vora, që ikën çdo vit. Pra, çdo vit, ne humbasim një bashki.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...