Si u amnistua Benet Beci me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera

Publikuar me datë:

Dosja hetimore e SPAK për tenderin 700 mijë euro të KESH, zbulon qartë një nga mekanizmat më të përdorur në vjedhjen e parasë publike në Shqipëri; atë të manipulimit të fondit limit.

Ligji shqiptar detyron institucionet kontraktore që përpara se të caktojnë fondin limit për një tender të bëjnë vlerësimin e tregut duke marrë paraoferta nga disa kompani, për të nxjerrë kështu një mesatare se sa kushton produkti apo shërbimi që kërkohet të prokurohet.

Por shpesh, i gjithë ky proçes është fiktiv, pasi paraofertat që përcaktojnë fondin limit kontrollohen nga një dorë, siç ka dëshmuar SPAK në tenderin për të cilin ka marrë të pandehur ish drejtorin e KESH, Benet Beci.

Një ditë pasi Adela Ruko dhe Ervis Berberi ia kishte dërguar kriteret e veçanta të tenderit Dritan Dakolir, ky i fundit ka nisur punën për venien në dispozicion të emailave të kompanive, të cilave KESH duhet t’u çonte ftesën për të bërë paraofertën me qëllim caktimin e fondit limit.

Me 13 dhjetor, Dritan Dakoli i ka përcjellë shtetasit Evis Berberi mesazhin “Info@tmc-al.com Info@euronet.al Info@qplan-ine.com”, pra tre adresat e kompanive të cilave KESH duhet t’u drejtohej për të kërkuar paraofertën.

Në rrethanat e hetuara nga SPAK rezulton se nga ana e grupit të punës te Autoritetit Kontraktor, KESH sh.a, ju është dërguar ftesë për ofertë operatorëve ekonomike të propozuar nga shtetasi Dritan Dakoli, për komunikimet me ta ka përcjellë adresat e email-it të këtyre shoqërive, nëpërmjet shtetasit Evis Berberi për tek bashkëshortja e këtij te fundit, Adela Ruko, e cila ishte me detyrë Pergjegjëse e Sektorit t? Prokurimeve në KESH sh.a.

Njëkohesisht më vonë Ruko rezulton të jet? edhe anëtare e KVO-së gjatë procesit të vlerësimit të operatorëve ekonomik pjesëmarrës në këte procedure.

Pasi e stisën tenderin, që u fitua nga kompania Consulting & Management Albania Shpk e Ervis Myftarit, më 24 janar 2020,, Adela Ruko i ka dërguar mesazh Ervis Berberit:

“Thuaju pak të sjellin dokumentet dhe sigurimin e kontratës sot, ata të Harvardit.”

Berberi i është përgjigjur:

“OK, do vijnë.”

Në orën 08:50, këtë mesazh Ervis Berberi ia ka përcjellë Dritan Dakolit, i cili i është përgjigjur:

“Hahaha, ne çunat e Harvardit. OK, patjetër. Vëllai, më jep një numër kontakti.”

Nga Kapital.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta papritur në moshën 54- vjeçare Artan Pogoni

Sporti dhe bota akademike shqiptare janë në zi pas...

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit, çështja do gjykohet nga GJKKO

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga...

Patos/ Ferma përfshihet nga flakët. Dëme materiale dhe humbje në bagëti

Një zjarr masiv ka përfshirë një fermë blegtorie në...