“Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit

Publikuar me datë:

Marshimi i protestuesve vijon nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa ata kanë mbërritur në rrugën Myslim Shyri.

Gjatë lëvizjes, ata kanë artikuluar thirrje të shumta kundër qeverisë, si: “Pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, “Çohuni nga gjumi”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”.

Me flamuj kombëtarë dhe simbole të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, grupi i protestuesve e ka vijuar marshimin në kryeqytet.

Kjo është protesta e 115-të, e cila zhvillohet pikërisht në ditën kur SPAK ka vendosur masën “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, e cila tashmë është larguar nga detyra.

Ndërkohë, lidhur me të njëjtën çështje, atë të AKSHI, është ushtruar kontroll edhe në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aktori francez i jep fund jetës me eutanazi në Belgjikë, donte t’i jepte fund dhimbjeve shëndetësore

Arnaud Denis, aktor dhe regjisor francez, ka ndërruar jetë të martën në Belgjikë në moshën 43-vjeçare, pasi vendosi t’i jepte fund vuajtjeve të tij përmes eutanazisë, njoftoi avokati i tij për AFP. Avokati Philippe Courtois bëri të ditur se ky vendim erdhi pas diskutimeve me tre mjekë në Namur. “Trupi i tij nuk mund ta […]

Begaj dekreton shkarkimin e Hysenit si drejtoreshë e SHISH

Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dekretin për largimin e...