𝟓𝟑 𝐯𝐢𝐭𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐑𝐞𝐯𝐨𝐥𝐭𝐚 𝐞 𝐒𝐩𝐚ç𝐢𝐭, 𝐪ë𝐧𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚 𝐡𝐞𝐫𝐨𝐢𝐤𝐞 𝐤𝐮𝐧𝐝ë𝐫 𝐝𝐢𝐤𝐭𝐚𝐭𝐮𝐫ë𝐬 𝐪ë 𝐧𝐠𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐟𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐢𝐫𝐢𝐬ë

Publikuar me datë:

Më 21 maj 1973, në burgun famëkeq të Spaçit shpërtheu një nga aktet më të fuqishme të rezistencës kundër diktaturës komuniste në Shqipëri.

Të burgosurit politikë, të rraskapitur nga puna çnjerëzore, uria, dhuna dhe poshtërimi i vazhdueshëm, u ngritën në revoltë duke sfiduar hapur regjimin komunist.

Për tri ditë me radhë, kampi i Spaçit u kthye në simbol të qëndresës dhe të etjes për liri. Të burgosurit brohorisnin kundër diktaturës, kundër ideologjisë marksiste dhe në mbështetje të demokracisë.

Sipas dëshmive të kohës, aty u artikulua për herë të parë thirrja që do të mbetej historike: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”

Një nga momentet më domethënëse të revoltës ishte ngritja e flamurit kombëtar shqiptar pa yllin komunist, mbi tarracën e njërës prej godinave të burgut.

Flamuri u improvizua nga vetë të burgosurit dhe u kthye në simbol të guximit dhe shpresës për një Shqipëri të lirë.

Revolta u shtyp me forcë nga regjimi komunist, i cili përdori trupa ushtarake dhe represion brutal për të rikthyer kontrollin mbi kampin.

Pasojat ishin të rënda: shumë të burgosur u ridënuan, ndërsa katër prej organizatorëve dhe pjesëmarrësve më aktivë u dënuan me pushkatim.

Martirët e Revoltës së Spaçit janë:

Hajro Pashaj

Dervish Bejko

Pal Zefi

Skënder Daja

Sot, 53 vite më pas, Revolta e Spaçit mbetet një nga dëshmitë më të forta të sakrificës për liri dhe demokraci, një kujtesë e dhimbshme e së kaluarës dhe një thirrje që historia të mos harrohet kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Jola Hysa

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysa është emëruar si Drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Hysaj zëvëndëson në detyrë, Zana Çelën. Hysa u largua në mars të këtij viti nga Partia Demokratike pas më shumë se dy dekadash angazhim politik. Në postimin ku njoftonte largimin e saj nga PD, Hysa […]

Përshkallëzohet zjarri në Shkozet, tymi i madh mbulon zonën, bllokohet aksi Plepa-Durrës

Aksi rrugor Plepa-Durrës është bllokuar nga të dyja anët...

Kryeministri: Nuk largohem, dua të çoj Shqipërinë në BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të...