Emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Jola Hysa

Publikuar me datë:

Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysa është emëruar si Drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Hysaj zëvëndëson në detyrë, Zana Çelën.

Hysa u largua në mars të këtij viti nga Partia Demokratike pas më shumë se dy dekadash angazhim politik. Në postimin ku njoftonte largimin e saj nga PD, Hysa shprehu shqetësimin për mënyrën se si u trajtua funksioni i saj si sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, duke theksuar se kompetencat reale të këtij roli ishin kufizuar ndjeshëm, ndonëse përgjegjësia dhe imazhi publik i funksionit kishin vijuar të përdoren.

Ajo kritikoi gjithashtu përjashtimin sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë, sipas saj të individëve me kompetencë dhe integritet, si dhe mënyrën e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit. Sipas saj, mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike ishte problemi kryesor, duke theksuar se vendimet e rëndësishme shpesh mësoheshin nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

U largua me bujë nga PS/ Befason Marjana Koçeku: Kam pasur oferta politike, por…

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbuluar se ka...

Qëlloi në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin

Një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar...