Kryeministri Rama mbledh PS për t’i prezantuar “Besën” për reformimin e partisë: Kam ecur në varrezat e disa partive këto ditë

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka mbledhur në Pallatin e Brigadave drejtuesit politikë të PS-së dhe krerët e komisioneve parlamentare të Kuvendit, ku do të prezantojë aneksin e ri të dokumentit “Besa”, i cili lidhet me reflektimin për lëvizjen në bulevardin e “Flamingove”.

Rama tha në fillim të fjalës së tij se këto ditë ka ecur në varrezat e partive që kanë qëndruar gjatë në pushtet, por që e kanë humbur pushtetin për shkak të mosdëgjimit.

“Dhe dua t’ju them se, paralelisht me reflektimin për pasqyrën e bulevardit të Flamingove, kam kaluar edhe disa kohë në varrezat ku prehen historitë e partive dhe të lëvizjeve që fituan gjithçka, por që më herët ose më vonë humbën sfidën e vazhdimësisë së qëndrueshme të fitoreve të tyre. Të gjithë gurët në ato varreza kanë të njëjtin mbishkrim: Asnjë nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi; të gjithë e humbën dëgjimin nga pushteti.”-tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related