Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, priti sot në një takim në zyrën e tij biznesmenin Ilir Dushkaj, me origjinë nga Shkreli.
Përmes një postimi publik, Marinaj vlerësoi rrugëtimin e Dushkajt, i cili pas emigrimit në Itali ndërtoi eksperiencën e tij në fushën e restoracionit dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri për të investuar në vendin e tij. Sipas kryebashkiakut, brandi i tij është i pranishëm në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.
Gjithashtu, Ilir Dushkaj ushtron aktivitet edhe në kultivimin e frutave dhe bimëve medicinale në Malësi të Madhe dhe në Lushnje.
Marinaj e cilësoi si krenari suksesin e bijve të Malësisë, të cilët përmes punës dhe përkushtimit kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.
POSTIMI I PLOTË
Ishte një kënaqësi e veçantë të prisja sot në zyrën time malësorin e mirë z. Ilir Dushkaj, me origjinë nga Shkreli.
Si shumë shqiptarë të tjerë, Iliri emigroi drejt Italisë, ku ndërtoi përvojën e tij në fushën e restoracionit, duke fituar eksperiencë dhe profesionalizëm. Sot ai është rikthyer në Shqipëri, duke investuar në vendin e tij përmes brandit të vet, tashmë i pranishëm në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.Njëkohësisht, ai ushtron aktivitet edhe në kultivimin e frutave dhe bimëve medicinale, të shtrirë si në vendlindjen e tij në Malësi të Madhe ashtu edhe në Lushnje.
Është gjithmonë vlerësim dhe krenari kur sheh bij të Malësisë të arrijnë suksese me punë dhe përkushtim, duke kontribuar jo vetëm për familjet e tyre por edhe për zhvillimin e vendit.

