𝐆𝐣𝐢𝐦𝐧𝐚𝐬𝐭𝐫𝐚𝐝𝐚 𝟐𝟎𝟐𝟔” 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 𝐫𝐫𝐞𝐭𝐡 𝟓𝟎𝟎 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐬𝐭ë 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐦𝐧𝐚𝐬𝐭𝐢𝐤ës

Publikuar me datë:

Shkodra mirëpriti “Gjimnastrada 2026”, një event spektakolar i gjimnastikës që mblodhi rreth 500 sportistë, specialistë dhe amatorë nga shoqatat aderuese në Federatën Shqiptare të Gjimnastikës, si edhe nxënës nga 21 shkolla.

Aktiviteti, i organizuar nga Federata Shqiptare e Gjimnastikës në bashkëpunim me Zyrën Vendore Arsimore Shkodër, solli një atmosferë festive dhe tregoi dashamirësinë në rritje për këtë sport.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, theksoi rëndësinë që ka gjimnastika si baza e të gjitha sporteve, duke nënvizuar se “Gjimnastrada” po kthehet tashmë në një traditë.

Nga ana tjetër, Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, përgëzoi organizatorët për punën dhe përpjekjet e vazhdueshme në zhvillimin e gjimnastikës në vend.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related