Nesër Kuvendi Kombëtar i PD-së/ Këlliçi ndan detaje: Shpaloset programi qeverisës

Publikuar me datë:

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka ndarë detaje lidhur me atë se çfarë do të ndodhë nesër në Kuvendin Kombëtar.

Ai u shpreh se nesër qytetarët do të njihen me programin qeverisës të Partisë Demokratike.

Më tej shtoi se gjithë procesi do të konkludohet me votimin për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, numri i të cilëve ka shkuar në 200.

Ndër të tjera shtoi se brenda një jave do të bëhen zgjedhje për ekipin drejtues të PD-së.

“Ditën e nesërme mbyllet kapitulli i provës kush është opozita dhe kush PD-ja. Nesër drejtuesit e PD-së dhe kryetari Sali Berisha kanë për detyrë të shpalosin programin qeverisës të PD-së dhe të bëjnë me dije qytetarëve se kush është ekipi dhe fytyra e PD si një alternativë shumë herë më e mirë dhe më e besueshme se ajo që është në qeverisje. Nesër qytetarët janë të etur të dinë se ku qëndron PD për të ardhmen.

Nesër procesi do të konkludohet me votimin për anëtarët e rinjt të Këshillit Kombëtar që si asnjëherë më parë ky numër ka shkuar në 200. Është shtuar numri i zonjave dhe zonjushave, është shtuar dhe numri i diasporës në Këshill Kombëtar.

Ky rezultat dhe ky produkt do të jetë konkret të dielën në mbrëmje, pasi votat duan kohë të numërohen. Më pas brenda një javë do të bëhen zgjedhje për ekipin drejtues të PD-së, kryesia, nbënkryetarët, sekretariatët, që bashkë me zotin Berisha do na udhëheqin në betejën politike duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme. Beteja jonë për zgjedhje të ndërshme dhe qeveri teknike nuk ndërron”, tha Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]