ZYRTARE/ Sylvinho largohet nga Kombëtarja shqiptare

Publikuar me datë:

Sylvinho nuk do të jetë më trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Lajmi është bërë i ditur nga FSHF-ja.

Brazilianit i përfundonte kontrata në fund të qershorit, ndërsa prej kohesh ishte në negociata për rinovimin, por palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas dështimit për te shkuar në Botërorin 2026.

Ky lajm vjen pak ditë para ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë me 3 dhe 6 qershor në Tiranë kundër Izraelit dhe Luksemburgut.

Ditën e sotme në orën 10:00, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) do të prezantojnë trajnerin e ri të kombëtares shqiptare.

Në kualifikueset e Botërorit 2026, Shqipëria doli e dyta pas Anglisë duke lënë pas Serbinë, me një tjetër kualifikim historik në play-off-in e Kupës së Botës, aty ku u mund 2-1 nga Polonia në gjysmëfinalen e zhvilluar në Varshavë.

Sylvinho iu bashkua kombëtares shqiptare në vitin 2023 dhe në vitin e tij të parë, arriti kualifikimin në Euro 2024, duke e mbyllur grupin kualifikues në vendin e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...