“Zonat e mbrojtura u janë dhënë oligarkëve”- Zhupa: 5.8 milionë m2 tokë publike në bregdet

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësime të forta lidhur me një situatë alarmante për mjedisin, duke pohuar se zonat e mbrojtura në Shqipëri po përballen me një masakër të vërtetë, ndërsa betonizimi i bregdetit po merr përmasa gjithnjë e më të rrezikshme.

Gjatë një interviste në edicionin e pasdites të Syri Tv, Zhupa deklaroi se ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura, i miratuar në vitin 2024, është realizuar në mënyrë të fshehtë dhe me nënshkrime nga deputetë që, sipas saj, nuk ishin të informuar mbi përmbajtjen e dokumentit.

Ajo vuri në dukje se ky ligj ka hapur mundësinë për t’iu dhënë oligarkëve deri në 5.8 milionë metra katrorë tokë publike në bregdet, duke e trajtuar pasurinë kombëtare si një plaçkë për t’u ndarë ndërmjet interesave lobuese dhe ekonomike.

Zhupa nënvizon se skandali thellohet më tej, për shkak se përfaqësues të mazhorancës vetë pranojnë ndërtimet brenda Parqeve Kombëtare, siç është shembulli i një kompleksi ndërtimor në zonën e kategorisë së dytë në Butrint.

Pavarësisht se Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë që kërkon shfuqizimin e këtij ligji, i cili heq çdo ndalesë për ndërtimet, Zhupa theksoi se mazhoranca jo vetëm që e injoron këtë kërkesë, por gjithashtu përdor propagandë për të deformuar realitetin para qytetarëve.

Që nga fillimi i diskutimeve mbi këtë ligj, duke u mbështetur në firmat e 12 deputetëve që as nuk e dinin se çfarë kishin nënshkruar, është e qartë se Edi Rama e tha vetë në mbledhjen e parë të grupit socialist se, pas projektit që më erdhi mua në vitin 2023, ne e ndryshuam ligjin për zonat e mbrojtura në vitin 2024. Të gjitha metaforat e Ramës, për armiq, serbë, grekë, myslimanë, antisemitë, anti-trampistë, e iranianë, dhe tani kosovarë e tovar, janë thjesht një përpjekje për të fshehur diçka që nuk mund të fshihet më, pasi protesta dhe irritimi i qytetarëve janë evidente dhe akumuluar nga shumë probleme, duke iu referuar se pikërisht Zvërneci ishte pika që derdhi gotën.

Edhe në serinë e metaforave që ai përdori sot, unë e kam thënë edhe në Kuvend, ai harroi të përmendë se revolucioni i flamingove na bëri të përballeshim me një mazhorancë strucash. Ata mendojnë se duke e futur kokën në rërë, do të fshihen dhe nuk do të duken abuzimet e mëdha që kanë bërë me Shqipërinë, duke e trajtuar atë si plaçkë për t’u ndarë mes vetes dhe oligarkëve, duke e betonizuar. Lejoni të ju jap një shifër, vetëm për investimet strategjike, të dhënat deri në vitin 2025, sepse nuk i kam, nuk janë të dhënat e fundit për vitin 2026, janë betonizuar 5.8 milionë metra katrorë tokë publike, bregdeti shqiptar, dhe asaj që do të ishte pasuria publike e shqiptarëve,” tha më tej Zhupa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related