Të shtënat me armë në Mat/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

Publikuar me datë:

Kryeprokurori i Dibrës, Abaz Muça, po ndjek nga afër hetimet për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Urakë të Matit, ku një automjet është qëlluar me armë zjarri në oborrin e banesës së familjes Lleshi.

Sipas të dhënave paraprake, mbi automjet janë zbrazur rreth 30 plumba automatikë. Banorët e zonës tregojnë jashtë kamerës se për disa minuta kanë dëgjuar breshëri të njëpasnjëshme armësh ndërsa frika ka qenë e madhe dhe askush nuk ka guxuar të dalë nga banesa

autorët kanë djegur një automjet në rrugën kryesore dhe më pas kanë kaluar përmes një ure druri, e cila të çon fshatin rrethe Baz në këtë zonë mund të kenë ndërruar automjet, me qëllim shmangien e kamerave të sigurisë dhe vështirësimin e identifikimit të tyre.

Policia ka ngritur disa postoblloqe në akset kryesore dhe po kryen kontrollin e kamerat te sigurisë përgjatë rrugës nacionale Burrel–Milot, ndërsa kontrolle dhe verifikime po kryhen edhe në drejtimin Prosekut drejt Rrëshen.

Grupet hetimore po punojnë për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related