Zjarri te landfilli i Bushatit, Boçi: Katastrofë e paralajmëruar që ra në vesh të shurdhët

Publikuar me datë:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar pamjet apokaliptike nga landfilli i Bushatit, duke e cilësuar si një katastrofë mjedisore dhe shëndetësore.

Në reagimin e tij publik në rrjetet sociale, Boçi akuzon kryeministrin Rama për mbingarkimin e landfillit me mbetje nga disa qarqe dhe për dështimin e inceneratorëve.

Ai thekson se zjarri mund të jetë i qëllimshëm për të krijuar hapësira të reja depozitimi.

Boçi thekson se, situata ishte paralajmëruar më herët nga opozita dhe ekspertët, por nuk u morën masa.

Reagimi i plotë:

Pamjet apokaliptike vijnë nga landfilli i Bushatit në flakë që prej paradites së sotme.

Bushati “parajsa” e fitimit për korrupsionin qeveritar e interesave kriminale, është dëshmuar sot si porta e “ferrit” për qytetarët e zonës.

Dëmi në mjedis e shëndet është i pallogaritshëm.

Bushati s’ka më kapacitet pas viteve përdorim.
Por Rama i shtoi atij trefish ngarkesë me vendimin absurd për të depozituar aty mbetjet, përveç Shkodrës dhe Lezhës dhe të Elbasanit e Fierit.

Kjo sepse inceneratorët që gllabëruan miliona euro në Elbasan e Fier nuk funksionojnë.

Dhe për të mbuluar korrupsionin u mor ky vendim korruptiv.
Korrupsioni për Ramën lahet me korrupsion.

Zjarrvënia aty është e qëllimshme, sepse duhet të hapet hapësirë që të vijnë plehra më shumë pas ezaurimit të kapaciteteve dhe fitimi korruptiv të mos ndalet.

Siç duket nga Elbasani u morën jo vetëm plehrat, por dhe taktika e zjarrvënies e aplikuar disa herë në Elbasan.

Kjo katastrofë mjedisore e shëndetësore,
për shkak të vendimit absurd të Ramës u paralajmërua nga PD dhe ekspertët, por nuk u dëgjua.

Sot zjarrvënësit e fateve të shqiptarëve se kanë për gjë t’i vendosin një zjarr një landfilli për të ndezur akoma më shumë makutërinë e tyre për të fituar sa më shumë para mbi shëndetin e rrezikuar të njerëzve dhe helmimin e mjedisit!

Ky është Rama dhe kjo është mënyra si qeveris ai!!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA/ Burri vret gruan dhe gjashtë fëmijët, dogji shtëpinë dhe më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka goditur komunitetin e Grand Haven...

Pukë/ Sherr mes dy familjeve, plagosen dy persona

Një përplasje për çështje pronësie mes dy familjeve në...

Mali i Zi miraton: Dy ditë pushim për gratë gjatë ciklit menstrual

Gratë në Mal të Zi të diagnostikuara me sëmundje...