Zjarri i madh në landfillin e Bushatit, mbërrijnë përforcime nga Tirana dhe Lezha

Publikuar me datë:

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë ditën e sotme në venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, duke shkaktuar një situatë problematike në zonë.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër bën të ditur se zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa flakët po favorizohen nga era, teksa shton se situata po menaxhohet dhe mbahet nën kontroll nga strukturat përgjegjëse në terren.

Në ndërhyrje janë angazhuar rreth 20 efektivë të shërbimit zjarrfikës me tre automjete, në bashkëpunim me punonjësit e landfillit dhe Policinë Bashkiake. Operacioni është mbështetur edhe nga njësi të ardhura nga bashkitë Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Kamëz, duke siguruar një koordinim të gjerë ndërinstitucional.

Paralelisht, po përdoren mjete të rënda si ekskavatorë dhe kamionë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe kufizimin e përhapjes së tij. Furnizimi me ujë vijon pa ndërprerje përmes autobotëve të vendosur në zonë.

Sipas autoriteteve, zjarri ka përfshirë mbetje urbane dhe, në këtë fazë, nuk paraqet rrezik për banesat përreth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...

“Përtej murit” në Venecia/ Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, nga Shkodra në Genazzano

Historia e Zojës së Këshillit të Mirë, një prej figurave më të rëndësishme të traditës fetare shqiptare, është sjellë në ekran përmes dokumentarit “Përtej murit”, me regji të Gjon Kolndrekajt. Filmi u prezantua në Festivalin e Venecias dhe trajton historinë gati 600-vjeçare të ikonës, si dhe lidhjen e saj me Shkodrën dhe Genazzanon në Itali. […]