Dy të paraburgosur dhunojnë gardianin në burgun e Reçit

Publikuar me datë:

Dy të paraburgosur në IEVP Reç kanë ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë së Burgjeve, duke kundërshtuar autoritetin dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e institucionit.

Ngjarja është konfirmuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila ka reaguar pas incidentit.

Punonjësi i dëmtuar ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj dy të paraburgosurve, A.Gj dhe F.D, janë marrë masa disiplinore dhe ligjore.

Ata do të qëndrojnë në regjim të veçantë izolimi për tre muaj, ndërkohë që ndaj tyre është hapur procedim penal për tre vepra penale, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Gjithashtu, është vendosur transferimi i tyre në një institucion të sigurisë së lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...

Këshilla si të qëndroni të sigurt në ujërat e hapura

Ndërsa pushimet verore po fillojnë, një zhytje në liqenin,...