Zjarri në Lufaj përhapet drejt Matit/ Perimetri arrin 5-6 kilometra

Publikuar me datë:

Situata e zjarrit të rënë në fshatin Lufaj vijon të paraqitet problematike, ndërsa vatra ka kaluar në territorin e Bashkisë Mat, në zonën e njohur si “Qafa e Sharrit”.

Sipas informacionit mbi situatën, perimetri i zjarrit shtrihet nga “Qafa e Sharrit” deri në Shpellën e Valit, në një sipërfaqe pyjore të përbërë kryesisht nga dushqe dhe shkurre, si dellenjë, krifshë, shkozë dhe bimësi tjetër.

Terreni i vështirë po favorizon përhapjen e flakëve dhe po e bën të komplikuar ndërhyrjen e forcave nga toka. Pjesa më e madhe e zonës është shkëmbore, çka nuk lejon hapjen e korridoreve për izolimin e materialit djegës dhe krijimin e brezave mbrojtës.

Perimetri i zjarrit vlerësohet rreth 5-6 kilometra dhe, për shkak të terrenit të thyer, izolimi dhe shuarja e plotë e flakëve konsiderohen të mundshme kryesisht përmes ndërhyrjes nga ajri.

Aktualisht, vatra po avancon në drejtim të fshatit Koder-Laç dhe Lagjes Gjestila, në fshatin Bruç, pjesë e Njësisë Administrative Rukaj, në Bashkinë Mat.

Përhapja e zjarrit në këtë drejtim ka rritur shqetësimin për zonat e banuara, ndërsa vijon monitorimi i situatës dhe nevoja për ndërhyrje të specializuar nga ajri për të frenuar avancimin e flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gjermani sulmon me thikë dy efektivë policie në Malësinë e Madhe, i kishte hedhur benzinë një automjeti

Një shtetas gjerman 47-vjeçar ka sulmuar me thikë dy punonjës policie në Malësinë e Madhe, gjatë ndërhyrjes së efektivëve për neutralizimin e tij. Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, pas një denoncimi të bërë nga një 27-vjeçar, i cili ka njoftuar Policinë se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim […]