Zjarret vijojnë në Pukë, Bilali: Duhet hetuar nëse flakët janë të qëllimshme

Publikuar me datë:

Zjarret që kanë përfshirë zona të ndryshme të Pukës vijojnë të mbeten shqetësuese, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta për përballimin e situatës.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Edona Bilali, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke ngritur dyshime se pas flakëve mund të fshihet zjarrvënia e qëllimshme.

“Nuk është fatkeqësi natyrore, është kriminale”, shprehet Bilali, duke theksuar se nëse hetimet konfirmojnë se zjarret janë shkaktuar qëllimisht, autorët duhet të përballen me forcën e ligjit.

Sipas saj, në operacionin për shuarjen e vatrave janë angazhuar rreth 40 efektivë, ndërsa ndërhyrja nga ajri po realizohet me tre helikopterë të Forcave të Armatosura.

Bilali ka vlerësuar punën e zjarrfikësve, Policisë dhe efektivëve të ushtrisë, të cilët prej ditësh po përballen me flakët në terren.

Krahas izolimit dhe shuarjes së zjarreve, zëvendësministrja kërkon edhe zbardhjen e plotë të shkaqeve, duke insistuar që çdo rast i zjarrvënies së qëllimshme të ndiqet penalisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related