Përplasje në GJKKO për telefonat/ Topalli: “Nëse lejohen për gjyqtarët e prokurorët, pse ndalohen për avokatët?”

Publikuar me datë:

Avokati Stefan Topalli, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe anëtar i Union des Avocats Européens (UAE), ka kundërshtuar ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në ambientet e GJKKO-së.

Përmes një deklarate, Topalli thotë se, në emër të tij dhe të avokatëve kryesisht, refuzon të jetë pjesë e proceseve në GJKKO, në të gjitha shkallët, duke argumentuar se vendimi cenon parimin e barazisë proceduriale.

Sipas tij, nuk është e drejtë që avokatëve t’u ndalohet përdorimi i telefonave, ndërkohë që gjyqtarët dhe prokurorët lejohen t’i përdorin ato gjatë qëndrimit në sallën e gjyqit.

“Nëse gjyqtari, trupa përbërëse dhe prokurori rrinë me telefona, atëherë pse duhet avokatëve t’u ndalohet kjo?”, shprehet Topalli.

Ai bën me dije se Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të cilin e cilëson si organin më të rëndësishëm vendimmarrës të avokatisë, do të mblidhet të martën, më 8 shtator 2026, ku pritet të marrë një vendim lidhur me këtë çështje.

Topalli paralajmëron se vendimi do të jetë kundër masës së ndalimit, duke e lidhur qëndrimin e tij me garantimin e të drejtave të avokatëve dhe të procesit të rregullt ligjor.

“S’ka drejtësi pa avokati, këtë duhet ta keni të qartë”, përfundon ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar se një...

Nga Lezha te Rrësheni, operacionet më të vështira të RENEA-s: Flet komandanti

Duket se ngjarje të vështira dhe me një tjetër...

Zjarr i madh në Kropisht të Selenicës, flakët rrezikojnë banesat

Pasditen e sotme, një zjarr i madh ka përfshirë...