Zjarret/ 4 vatra ende aktive, më kryesorja në Dajt-Qafë Priskë

Publikuar me datë:

Më 2 shtator 2026, në orën 20:00, të dhënat më të fundit operative tregojnë se në të gjithë vendin janë regjistruar 20 vatra zjarri. Katër prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, tre të tjera janë në fazë monitorimi, ndërsa tre janë neutralizuar tërësisht.

Për menaxhimin e situatës, janë angazhuar gjithsej 183 efektivë operacionalë dhe 21 mjete zjarrfikëse, të asistuar nga 80 trupa ushtarake si dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Ndër vatrat më problematike mbeten ajo në Dajt–Qafë Priskë, ku situata paraqitet ende e vështirë, por pa kërcënim për banorët; në Vajkal të Bulqizës, flakët kanë përfshirë më shumë se 13 hektarë dhe po punohet me forca të shumta; në Lundre të Matit janë djegur rreth 90–100 hektarë pyll, ndërsa operacioni ndihmohet edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore; si dhe në Mallunxë të Matit, ku ndërhyrja ndaj zjarrit në zonën pyjore vazhdon intensivisht.

Situata në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe në malin e Qukësit mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm.

Në Iballë të Fushë-Arrëzit, për shkak të vështirësive të terrenit të thyer dhe mungesës së aksesit, është përdorur gjithashtu një helikopter i Forcës Ajrore, ndërkohë që monitorimi i zonës vijon të jetë i pandërprerë.

Zjarret në Podgorc, Psar dhe Therepel të Skraparit janë fikur plotësisht. Në Therepel, flakët kishin rrezikuar edhe tubacionin e gazsjellësit TAP.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet, në bashkëpunim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Europe Explores: Shqipëria, destinacioni më i mirë në Europë

Me titullin “Shqipëria kurorëzohet si destinacioni më i mirë...

Gjermania hap hetim për terrorizëm pas sulmit ndaj nënstacionit elektrik

Alarm në Gjermani: autoritetet kanë nisur hetim për terrorizëm...