Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Elbasan, flakët përfshijnë një parcelë me ullinj

Publikuar me datë:

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pasditen e kësaj të mërkure në një parcelë me ullinj, vetëm 100 metra larg nënstacionit 400 kV Elbasan–Mjekës–Cerrujë–Gramsh.

Flakët shkrumbuan një zonë të mbjellë me ullinj, ndërkohë që re të dendura tymi mbuluan pjesë të gjera të rajonit. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e tjera përgjegjëse, të cilat u përfshinë në operacion me angazhim të plotë.

Pas orësh pune të lodhshme, ekipet arritën të izolonin vatrën dhe të shuanin plotësisht zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve drejt zonave të tjera të mbjella.

Shkaku i shpërthimit të zjarrit nuk është zbardhur ende dhe autoritetet kanë paralajmëruar fillimin e hetimeve për të përcaktuar origjinën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emigrantët në Ceuta/ Marokenët: Jetojmë në kushte të vështira, Europa na dëboi

Pas krizës së emigrantëve që goditi Ceuta, kanë mbetur...

Dënohet me 3 vite burg një shqiptar në Britani, iu gjetën 18 doza kokaine

Një shtetas shqiptar është dënuar me tre vite burg...

SHBA/ Shmangu trafikun dhe shkoi për pazar me helikopter, 69-vjeçari habit banorët

Një banor 69-vjeçar i Wisconsin, SHBA, zgjodhi një mënyrë...

Luciano Boçi sulmon Ramën: “Doli turpi e pa pikë turpi foli për turp”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar ashpër...