Një konflikt fizik i ndodhur mes dy personave të paraburgosur është bërë problem serioz në burgun e Peqinit.
Protagonistë të këtij sherri mësohet të jenë Julian Gjoshi, i arrestuar për akuzën e Vrasjes me dashje të shokut të vetë në fshatin Ndroq dhe Vullnet Muça i arrestuar nga SPAK lidhur me një çështje penale që bën fjalë për pronat në Hamallaj.
Të dy personat e përfshirë në konflikt, janë nga Shijaku, ku Vullnet Muça është vëllai i Landi Muharremit alias "Rrumit" dhe Julian Gjoshi është kunat i Altin Hajrit.
Sipas burimeve pranë administratës së burgut, ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth një javë më parë, në ambientet e përbashkëta të institucionit IEVP Peqin, ku të dy personat mbahen të izoluar.
Fillimisht, mes dy të paraburgosurve ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka degjeneruar në përplasje fizike.
Sipas burimeve në media, Julian Gjoshi i është afruar Vullnet Muçës dhe e ka goditur me grusht.
Deri më tani, motivet që çuan në këtë konflikt mbeten të paqarta.
Incidenti ka vënë në lëvizje autoritetet e burgut, të cilat kanë marrë masa administrative në izolimin e tyre.
Ndërsa rasti mësohet se është referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
