Zjarr në pyllin mbi Sinicë të Devollit, 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

Publikuar me datë:

Në zonën e “Lëndinës së Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll, një zjarr ka përfshirë një hapësirë me pyje.

Pas sinjalizimit për zjarrin, ekipet zjarrfikëse të Bashkisë Devoll ndërhynë menjëherë. Në operacion janë përfshirë 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët vijojnë të punojnë për të izoluar dhe shuar flakët.

Aktualisht, ende nuk është përcaktuar saktësisht sa e madhe është sipërfaqja e djegur, ndërsa shkaqet e zjarrit nuk dihen.

Ekipet zjarrfikëse vazhdojnë të monitorojnë situatën, duke punuar në terren për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas 17 vitesh Venezuela vendos shërbime konsullore me Izraelin

Qeveria venezueliane deklaroi të martën se ka arritur një...

Edi Rama darkë private me Aleks Soros në Dhërmi

Prej disa ditësh në rrjet qarkullonin aludime se kryeministri...

Itali/ Rrëmbeu mbesën 10-ditëshe nga spitali, arrestohet gjyshja

Një grua me origjinë rumune është arrestuar nga policia...

Rama: “Të parët për sigurinë kibernetike. Sorra, korba dhe urrejtës”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar i revoltuar në rrjetet...