Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën punonjësi nga Bangladeshi, plagoset një tjetër

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Rreth orës 08:00, në një nga ambientet e magazinave të një subjekti me administrator shtetasin S. M., në zonën e Fllakës, Sektor Rinia, ka shpërthyer zjarr.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka rënë në ambientin ku gatuhej për punonjësit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një bombul gazi.

Si pasojë e flakëve, ka ndërruar jetë, dyshohet nga asfiksia, shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, me origjinë nga Bangladeshi.

Ndërkohë, një tjetër punonjës, shtetasi Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Aktualisht, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]