Zjarr në ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, tymi ‘pushton’ zonën

Publikuar me datë:

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një biznes në ambientet e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke shkaktuar një situatë alarmante dhe një ndotje të konsiderueshme në të gjithë zonën.

Flakët e fuqishme janë përhapur me shpejtësi, ndërsa nga vendi i ngjarjes ngrihen shtëllunga të dendura tymi, të dukshme edhe nga distanca të largëta.

Intensiteti i zjarrit ka krijuar një panoramë shqetësuese, me flakë gjigante që kanë përfshirë objektin dhe me ndotje të rëndë të ajrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur të gjitha automjetet dhe efektivët e Shërbimit Zjarrfikës të Elbasanit, të cilët janë angazhuar në operacionin për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me synim parandalimin e përhapjes së tyre në objektet përreth.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë çuar në rënien e zjarrit.

Ndërkohë, banorëve dhe qytetarëve që ndodhen pranë zonës u rekomandohet të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe ekspozimin ndaj tymit të dendur, deri në normalizimin e situatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related