Zjarr në disa zona në Librazhd, digjen shkurre e bimësi/ Ndërhyhet nga nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

Publikuar me datë:

Një situatë problematike u krijua në Xhyrë dhe sidomos në fshatin Vehçan, në bashkinë e Librazhdit gjatë të premtes, ku një zjarr i fuqishëm përfshiu sipërfaqe me akacie, shkurre dhe bimësi të tjera që u afrua rrezikshëm pranë banesave.

Në kohë rekord u mobilizuan forca të shumta të shërbimit zjarrfikës, pyjor emergjencave, policisë dhe komuniteti për shuarjen e flakëve.

Në terren u zhvillua një operacion i gjerë për përballimin e situatës, me ndërhyrje si nga toka, ashtu edhe nga ajri.

Në aksion u angazhuan forcat zjarrfikëse të Librazhdit, Elbasanit, Cërrikut, Gramshit dhe Prrenjasit, ndërsa në operacion morën pjesë edhe Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, helikopteri dhe banorët e zonës.

Pavarësisht ndërhyrjes intensive, operacioni nuk është konsideruar i përfunduar menjëherë.

Forcat në terren kanë vijuar monitorimin e zonës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave dhe për të eliminuar çdo rrezik të mundshëm.

Shkaku i rënies së zjarrit dhe nëse pas tij qëndron një zjarrvënie e qëllimshme pritet të sqarohet nga hetimet e autoriteteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related