Prej rreth një ore, një zjarr i madh është përhapur në zonën e Daiasit në Tiranë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po angazhohen për të izoluar flakët, duke u ndihmuar edhe nga një helikopter i Forcës Ajrore.
Zjarri nuk paraqet rrezik për banesat, pasi është përqendruar te bimësia e dendur dhe shkurret.

