Kurbin/ Protestë në fshatin Gjormë, banorët kërkojnë rikonstruksionin e rrugës pas 35 vitesh pa investime

Publikuar me datë:

Banorët e fshatit Gjormë në Kurbin janë ngritur në protestë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për rikonstruksionin e rrugës që lidh fshatin e tyre me rrugën kryesore.

Sipas komunitetit lokal, ky segment rrugor prej vitesh është në gjendje të rënduar dhe kalimi është bërë tepër i vështirë. Ata shprehen se infrastruktura rrugore nuk është përmirësuar prej më shumë se 35 vitesh, duke theksuar mungesën totale të investimeve në këtë zonë.

Situata problematike e rrugës ka ndikuar ndjeshëm në jetën e përditshme të banorëve, veçanërisht në transportin e fëmijëve drejt shkollës, i cili është kthyer në një sfidë të përditshme.

Një kërkesë tjetër që ngrejnë banorët është edhe pastrimi i kanaleve kulluese. Gjatë reshjeve të forta, zona përballet shpesh me përmbytje, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për komunitetin.

Problematika të tjera lidhen edhe me urën në këtë aks rrugor.

Banorët theksojnë se mungesa e barrierave mbrojtëse në urë përbën rrezik serioz për sigurinë, sidomos për fëmijët që kalojnë çdo ditë drejt shkollës në këtë rrugë.

Rreth 200 familje jetojnë në fshatin Gjormë dhe përballen çdo ditë me pasojat e infrastrukturës së amortizuar.

Përmes protestës, banorët shprehin kërkesën për rikonstruksionin e rrugës, pastrimin e kanaleve kulluese dhe vendosjen e barrierave mbrojtëse në urë, duke apeluar për zgjidhje të shpejtë pas dekadash të tëra pa investime në zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Largohet nga administrata Trump sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt,...

Zbulohet ku do të zhvillohet Eurovision 2027

Konkursi i Këngës në Eurovision 2027 do të organizohet...

Elbasan/ Kapet me armë pranë parkut “Aqif Pasha”, arrestohet 21-vjeçari

Një i ri 21-vjeçar është arrestuar nga policia e...