Zjarr edhe në Mat, flakët përshijnë edhe varrezat

Pasditen e sotme, një zjarr ka shpërthyer në fshatin Bushkash, pjesë e Njësisë Administrative Ulëz në Bashkinë Mat.

Flakët kanë kapluar edhe varrezat e fshatit dhe janë afruar pranë banesave, duke shtuar rrezikun për përhapje të mëtejshme të zjarrit në zonë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje. Në përpjekjet për shuarjen e flakëve janë përfshirë gjithashtu punonjës të Bashkisë Mat si dhe banorë të komunitetit lokal.

Shkaqet e nisjes së zjarrit mbeten ende të paqarta. Ekipet në terren po punojnë për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar avancimin e flakëve drejt banesave të fshatit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe