Zija Vukaj: Shkodra po përjeton një ndotje të dhunshme akustike

Publikuar me datë:

Shkrimtari Zija Vukaj ka reaguar me tone të forta ndaj zhurmave të krijuara nga motoçikletat në qytetin e Shkodrës gjatë mbrëmjes së 9 majit 2026, duke e cilësuar situatën si një “ndotje të dhunshme akustike”.

Përmes një shkrimi ne facebook, Vukaj përshkruan atmosferën e krijuar në qytet si shqetësuese për banorët, sidomos për të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Ai shprehet se “krisma të pamëshirshme” kanë pushtuar çdo skutë të qytetit, ndërsa buçimat e motoçikletave kanë zëvendësuar qetësinë dhe tingujt karakteristikë të jetës në Shkodër.

Sipas tij, zhurmat kanë ndikuar jo vetëm tek qytetarët, por edhe tek ambienti, duke larguar tufat e zogjve që strehoheshin në pemët e qytetit.

“Një ndotje e dhunshme akustike po përjetojnë qytetarët e pafajshëm të qytetit të Shkodër. Krisma të pamëshirshme, zemërçjerrëse, kanë pushtuar çdo skutë të qytetit. Tufa zogjsh që strehoheshin nëpër pemë kanë marrë arratinë. Taborre të sëmurësh me zemër kanë shtuar dozën e qetësuesve. Buçimat e llahtarshme të motoçikletave të përbindshme shumëkubikëshe kanë zëvendësuar tingujt e butë të jetës së qytetit që prodhon vetëm muzikë. Llahtari sonte, më 9 maj të vitit 2026.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]