Në ambientet e Qendra Kulturore e Fëmijëve Shkodër u zhvillua faza finale në nivel qarku e Festivalit të Teatrove të Shkollave 9-vjeçare.
Në këtë festival morën pjesë katër ZVA të qarkut: ZVA Shkodër, ZVA Pukë, ZVA Malësi e Madhe dhe ZVA Vau Dejës.
Drejtoresha e ZVAP Shkodër, Brisela Kadija, u shpreh se skuadra fituese do të përfaqësojë Shkodrën në fazën rajonale të festivalit.
Trupat pjesëmarrëse u vlerësuan nga një juri profesioniste, e cila ndoqi me interes interpretimet dhe performancat artistike të nxënësve.

